Struga Trim Lum pësoi disfatë në ndeshjen e tretë kontrolluese me Tiranën

Në ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen europiane kundër Zhalgirisit, Struga Trim Lum pësoi humbje 1-2 kundër Tiranës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Në pjesën e pare rezultati përfundoi me barazim 1-1. Tirana kaloi në epërsi në minutën e 37 me golin e Hillës, ndërsa barazoi Bunjamin Zhabani vetë pas dy minutave, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e pare edhe pse kampioni I Maqedonisë së Veriut kishte më tepër raste për të shënuar.

Edhe pjesa e dytë u zhvillua me të njëjtin por përkuandër rasteve të shumta vendasit nuk ia arritën të shënonin, dhe këtë e shfrytëzuan miqët duke realizuar golin e dytë në minutën e 69-të me autor Liridon Latifi, që rezultoi të jetë edhe goli i fitores 1-2 për Tiranën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kujtojmë, gjatë kësaj faze përgatitore Struga Trim Lum zhvilloi miqësore me kampionin e Kosovës , FC Ballkani (2-2) me kampionini e Shqipërisë, Partizanin (0-1) dhe së fundmi edhe kjo ndeshje me Tiranën (1-2).

Dy trajnerët e ekipeve edhe në kë ndeshje në lojë inkuadruan të gjithë lojtarët për të cilët merndohet se do të jenë bartës në formacion në ndeshjet europiane.

Këto ndeshje kontrolluese për Struga Trim Lum por edhe skuadrën shqiptare Tiranën me të madhe iu ka shërbyer pë sfidat europiane që i presin javën që vjen. Struga Trim Lum do të përballet me Zhalgiris në transfertë në kuadër të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve, derisa Tirana në kuadër të Ligës së Konferencës do të përballet me Dinamo Batumi./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share