Ministria e Jashtme e Turqisë: Në Maqedoni për raundin e dytë do të votohet më 20-21 Maj

Ministria e Jashtme Turke njoftoi se në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 28 maj, kutitë e votimit do të vendosen në 167 pika nga 151 përfaqësues të Turqisë në 73 shtete.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, qytetarët turq në Maqedoninë e Veriut do të mund të votojnë në Ambasadën e Turqisë në Shkup nga data 20-21 maj nga ora 08:00 deri në 22:00 me orën e Maqedonisë së Veriut.

Në deklaratë thuhet se nga 20 maji, kutitë e votimit do të vendosen në 167 pika nga 151 përfaqësues të Turqisë në 73 shtete dhe votimi do të bëhet në portat doganore në datat 20-28 maj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share