Petrushevski: Kovaçevski para se të bëhej funksionar, i ka dhuruar një të afërmit të tij aksionet e një firme që posedonte

Në emisionin Klan Debat, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski akuzoi kryeministrin Kovaçevski se para se të bëhet funksioner i ka dhuruar apo shitur të afërmit e tij aksionet e një firme që ka poseduar.

”Po mundohen ti legalizojnë pronat e tyre që nuk i tregojnë, kësaj i frikohemi. Kovaçevski para se të bëhet funksioner ka pasur aksione nëpër disa firma, pra pasi mori postin ua dha të afërmive të vet, pra a e ka shitur apo e ka dhuruar dhe me çfarë çmimi e ka marrë. Ajo firmë pasi Kovaçevski u bë funksioner 31 milionë denarë merr ndihmë nga shteti, si e mendoni këtë ju? ‘‘ – tha Brane Petrushevski. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share