SONTE PROTESTA E MADHE E PARTISË SË PRESIDENTIT VUÇIQ
“Jemi shumë” – thuhet në Facebookun e shoqatës “Paqë, unitet, stabilitet” nga Shkupi, nën organizimin e të cilës një numër I madh I serbëve dhe Maqedonasve nga Shkupi, Kumanova dhe qytete tjera u drejtuan për në Beograd, sic percjell KlanM, në mbështetje të mitingut të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që mediat pro-qeveritare serbe e vlerësojnë si më të madhin në histori.
Siç mund të shihet në fotografitë e shpërndara nga kjo shoqatë, njerëzit kanë transport të organizuar me autobusë dhe janë të veshur me xhaketa të bardha dhe kapela me logon e shoqatës por edhe me inicialet e presidentit serb – AV, njofton KlanM.
Para disa ditëve, televizioni serb N1, publikoi reportazhin nga Maqedonia e Veriut me rastin e transportit të organizuar nga Shkupi, Kumanova e qytete tjera.
Ekipi i televizionit serb, sic percjell KlanM, kishte lokalizuar selinë e shoqatës “Paqë, unitet, stabilitet” në ndërtesën e ish-Kryeministrit Nikola Gruevski. Emri I shoqatës rikujton moton e fundit zgjedhore të Vuçiqit – “Paqë, stabilitet, Vuçiq”.
Mitingu i Partisë së Presidentit serb Vuçiq – SNS, I ashtuquajtur “Serbia e shpresës” mbahet sonte në Beograd para Kuvendit Popullor.
Një pjesë e opinionit serb, sic njofton KlanM, tubimin e sheh si kundërprotestë ndaj tubimeve masive të opozitës pas rasteve të vrasjeve që ndodhën në Serbi. /KlanMacedonia/