Një tërmet i fuqishëm godet Bosnjën dhe Hercegovinën – lëkundjet janë ndjerë edhe në Kroaci

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën.

Siç raportohet nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte 43 kilometra nga Mostari, ose 12 kilometra nga Grud.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej shtatë kilometrash.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“U drodh mirë”, “Tërmet i fortë, lëkundi gjërat”, “U lëkund mirë” janë vetëm disa nga komentet.

Banorët nga Kroacia raportuan se e ndjenë tërmetin, gjithashtu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share