Ministria e Drejtësisë: Kërkesa të reja për ekstradimin e Gruevskit, Ismailoviqit dhe Demirit

Ministria e Drejtësisë në periudhën e ardhshme do të dorëzojë kërkesa të reja për ekstradimin e Nikola Gruevskit, Afrim Ismailoviqit dhe Alil Demirit.

Për ish-Kryeministrin Nikola Gruevski,sic percjell KlanM, deri tani është dërguar një kërkesë ekstradimi në Qershor të vitit 2019. Ekstradimi, sic njofton Ministria e Drejtësisë është kërkuar për të gjitha rastet për të cilët zhvillohen procedura para organeve gjyqësore të vendit respektivisht për të gjitha procedurat ku janë ngritur fletarreste.

Hungaria, sic përcjell KlanM komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë, ka refuzuar kërkesën për ekstradim më 05 Gusht 2019 me arsyetimin se Nikola Gruevskit I është dhënë azili dhe konform ligjit personi nuk mund të dorëzohet në vend nga ku është arratisur. Situata po ndiqet me kujdes kurse Ministria e Drejtësisë do të veprojë në mënyrë adekuate dhe do të dorëzojë kërkesë të re ekstradimi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin, sic thonë nga Ministria e Drejtësisë, ekstradimi I parë nga Kosova është kërkuar më 15 Mars 2013, I dyti më 05 Shtator 2018, kurse më 08 Tetor 2021 Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka njoftuar se ekstradimi për Ismailoviqin refuzohet, kurse për Demirin nuk ka përgjigje.

Gjykata e Apelit, sic njofton KlanM, solli aktvendimin me të cilin konfirmoi vendimin e shkallës së parë për rastin “Monstra” ku Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë dënuar me burgim të përjetshëm./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share