Ministrat e BDI-së në seancën qeveritare do t’i dorëzojnë Kovaçevskit dorëheqjet

Ministrat e BDI-së në seancën e qeverisë do t’i dorëzojnë zyrtarisht kryeministrit Dimitar Kovaçevski dorëheqjet e tyre, e cila duhet të hyjë në fuqi kur opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

Siç njoftoi dje ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, dorëheqjet do t’i dorëzohen kryeministrit dhe do të nënshkruhen individualisht nga secili prej ministrave dhe do të aktivizohen automatikisht pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, pas së cilës do të mbahen zgjedhjet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

BDI thotë se e kanë përmbushur kërkesën e opozitës VMRO-DPMNE, andaj tani ata duhet të mbajnë premtimin për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share