Milan fiton trofeun Silvio Berlusconi

Monza dorëzohet pas penalltive

Milan fitoi trofeun e parë kushtuar Silvio Berlusconi, i cili u shua më 12 qershor në moshën 86-vjeçare. Takimi u zhvillua me Monza të martën në stadiumin U Power. Një sfidë mes dy ekipeve që janë udhëhequr drejt sukseseve nga Berlusconi, me Milan që fitoi trofe në Itali e jashtë saj dhe Monza që sezonin e kaluar u ngjit për herë të parë në Serie A.

Një sfidë e zgjidhur pas penalltive, por që pati ritëm gjatë të gjithë lojës edhe pse vetëm një përballje miqësore. Koha rregullt u mbyll në barazim 1 – 1. Me Milan që shënoi i pari me Pulisic dhe Colpani i cili barazoi vetëm pak minuta më vonë. Te 11-metërshat gaboi vetëm Birindelli. Goditja e tij preku traversën, duke vendosur përballjen.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share