Madeira e bukur, ishulli i pranverës së përjetshme!

//para Ana del Barrio/// Reportaje Madeira/Lifestyle, o naturaleza

Me klimë të përhershme pranvere e ngjyrë blu të theksuar të oqeanit poshtë maleve të larta, Madeira duket sikur i përket një planeti tjetër! Fruta ekzotikë, verë e rrallë e ushqim fantastik deti, ky ishull i ka të gjitha. Njihet ndryshe si “perla e Atlantikut” ose “ishulli i pranverës së përjetshme”.

Po çfarë do të gjesh atje nëse një ditë thjesht pret biletën?

-“Pishinat e zeza të krijuara prej llavës vullkanike”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këto lloj gropash ose “pishina natyrore” ndodhen në Porto Moniz, shumë pranë kryeqytetit të ishullit, Funchal. Të duhen vetëm 50 minuta rrugë falë një rrjeti të tërë autostradash dhe tunelesh që ndodhen përgjatë “zemrës së gurtë” të ishullit.

-Laurisilva, zona për të gjithë ata që u pëlqen ‘hiking’

Kjo është zona malore e ishullit, ku Mali i Laurisilvas të ofron një pamje fantastike semi-tropikale.

-Tregu i veçantë

Të veshur me rroba shumëngjyrëshe, atje ndeshesh me shumë shitës lulesh, frutash ekzotikë apo peshku. “Funchai’s Mercado dos Lavradores” është spektakolar. Çdo produkt që mund të blesh i përket ishullit, që nga bananet e deri te fruti i pasionit, papaya apo “monstera deliciosa” që është një kombinim i bananes me ananasin.

-Porto Santo

Menduat se s’ka plazhe të bukura? Rreth 5 mijë banorë të ishullit pozicionohen në këtë zonë gjatë verës për të shijuar ujin e kristaltë. Madje këtu gjendet dhe shtëpia që thuhet se i përkiste Kristofor Kolombit, i cili u martua me vajzën e guvernatorit të ishullit.

-Sanduiçët me peshk tek “Snack Bar Coca Cola”

Sanduiçi i peshkut të zi është ushqimi i preferuar në Madeira, serviret kudo. Mund të shoqërohet me një gotë birre “Coral”.

-“Michelin star”

Ka një restorant që e sugjerojnë të gjithë në Madeira dhe quhet “Michelin star”. Ai ndodhet rrëzë shkëmbinjve dhe atje shkohet me varkë ose teleferik. Përreth tij sheh kopshte të tëra me fruta ekzotikë.

-Të qëndrosh në një “kuintë”

Në Funchal gjenden shumë hotele buzë detit, por një alternativë janë dhe “quinta-t”. Janë si shtëpiza fshati me shumë elementë tradicionalë. Më e mira prej tyre quhet “Casa Velha de Palheiro”.

-Rruga të gjata gjarpëruese

Për të gjithë ata që adhurojnë ecjen, ka një sërë rrugësh për ta që janë thjesht mahnitëse. Në perëndim të kryeqytetit gjenden fshatra piktoreskë me plantacione bananesh që të japin ndjesinë sikur nuk je në Evropë.

-“Streha e murgeshës”

Fshati Curral de Freiras rrethohet nga malet që ngjajnë si amfiteatër. Emri vjen nga murgeshat që në portugalisht quhen freiras, që sipas legjendave të zonës fshiheshin prej piratëve. Ngjan pak dramatike si pamje, por nuk duhet humbur!

-Vera e Madeiras

Sidomos në Shtetet e Bashkuara, vera e këtij ishulli kërkohet shumë pasi është tepër e vjetër. Ajo prodhohet më së shumti nga rrushi, duke filluar nga “Sercials” e deri te “Malmseys” që janë perfekte për të shoqëruar embëlsirat.

-Cabo Girao

Shumë pretendojnë se Madeira ka shkëmbinjtë më të lartë detarë në kontinent. Kjo sikur përforcohet kur eksploron Cabo Girao-n, atje ku mbi një sipërfaqe xhami sheh nga 1900 metra lartësi ngjyrën e Atlantikut.

-Lulet!

Ka kaq shumë kopshte botanike në Madeira. Në total, atje rriten 3 mijë lloje lulesh. Që nga ngjyra rozë e deri te bluja e theksuar, ishulli është padyshim “shtëpia e luleve”.

-Të pish “poncha”!

Madeira njihet për verërat, por ka një pije tradicionale që quhet poncha. Ajo përgatitet me pak alkool, limon, mjaltë, frut pasioni e mandarinë.

-“Mbi re”

Kur është mot me re në Funchal, ia vlen të nisesh në veri drejt Pico do Arieiro. Ngjitja është e pjerrët, por ia vlen kur në fund del mbi një pllajë të ndriçuar nga dielli dhe sheh retë e bardha.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share