Humbi në det, gjendja që arriti i riu brenda 24 orëve

Charles Gregory, është djali 25-vjeçar, i cili u shpëtua të shtunën nga rojet bregdetare të SHBA-së. Ai u gjet 19 km larg brigjeve të Shën Augustinit, pasi kishte humbur në det për 24 orë.

Sipas Reuters, Gregory kishte dalë të enjten mbrëma me varkë, por nuk ishte kthyer në shtëpi. Familja ishte shqetësuar dhe kishte raportuar zhdukjen e tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai u gjet në mes të detit me një varkë pjesërisht të zhytur. Nga incidenti nuk u raportua asnjë shqetësim mjekësor. Megjithatë siç shihet në pamje, dielli nuk kishte qenë aspak i mëshirshëm dhe pas 24 orëve ai përfundoi, thënë ndryshe, i “pjekur”.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share