Micotakis për “Ta nea” – mesazhi për RMV-në kryetitull në gazetë!

RAPORTET SHKUP – ATHINË

Mesazhin se “Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut kalon nëpër Greqi dhe mund të mbyllet nëse nuk respektohen marrëveshjet”, Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, e ka përsëritur edhe gjatë intervistës për gazetën greke “Ta nea”.

“Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati se do të këputet. Dhe, nëse heq dorë nga marrëveshjet e dakorduara, duhet të dijë se do të përballet me rrugë të mbyllur drejt Evropës. Rrugë që kalon nga Greqia dhe respektimi i të drejtës ndërkombëtare” – tha Micotakis.

Në intervistën për gazetën “Ta nea”, Kryeministri grek paraqitet më ndryshe, intervista është më personale, kurse gazetarja udhëton me të në qytetin Argos ku Kryeministri Micotakis kishte mbajtur një tubim parazgjedhor për zgjedhjet evropiane.  

Gazeta “Ta nea”, në faqen e parë intervistën e kishte paralajmëruar me titullin “Nëse tërheq litarin, do të këputet” respektivisht me mesazhin dërguar autoriteteve të RMV-së. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share