Ratkoceri: Problemi është ekskluzivisht brenda maqedonasve, por topi hidhet tek shqiptarët

Partitë politike maqedonase në mungesë të kapaciteteve për t’i zgjidhur kontestet mes tyre, e hedhin topin tek shqiptarët duke provokuar probleme ndëretnike. Sipas analistit Arben Ratkoceri, kjo është situatë shumë shqetësuese që po përsëritet rregullisht. Problemi aktual me ndryshimet kushtetuese, sipas tij, është në veçanti brenda maqedonasve, ndërsa shtoi se partitë shqiptare nuk do të duhet ta japin përkrahjen e tyre “aty për aty”.

“Unë personalisht nuk jam që shqiptarët ‘ad-hoc’ ta japin përkrahjen e ndryshimeve kushtetuese tek e fundit sepse ka probleme kushtetuese që janë të pazgjidhura për shqiptarët dhe ka dy herë që hapet Kushtetuta dhe ne themi për shkak të integrimeve do mbyllim sytë”, tha në Klan Debat, Arben Ratkoceri./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share