Mickoski: Për shkak të tenderëve të Qeverisë na pret dimër i vështirë

MICKOSKI –  VARHEJIT: ME SHITJEN E IDENTITETIT U KALUAN LINJAT E KUQE

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE vazhdon të kritikojë se Qeveria nuk ka siguruar në kohë thëngjill dhe gaz dhe për këtë arsye konsideron se qytetarët në Maqedoninë e Veriut i pret dimër i vështirë me mundësi për restriksione.

Dimër i vështirë me energjensë të shtrenjtë dhe goditje e re në xhepin e qytetarëve – ky është parashikimi i liderit të opozitares VMRO-DPMNE për periudhën që vjen, për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë që në kohë të prokurojë energjensët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Pas një muaji fillon viti shkollor, ndërsa pas dy muajve e gjysmë fillon sezoni i ngrohjes. Nuk kanë siguruar thëngjill, nuk kanë siguruar gaz, renditen kontratat në katër sy për gërmime në REK Manastiri, por jo për gërmim të vërtetë , por për grumbullim në xhepat e personave privatë dhe arkat partiake,” deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Kritikave të komisionerit të BE-së për zgjerim, Oliver Varheji se “opozita e ka kaluar linjën e kuqe” në raport me negociatat me BE-në, Mickoski u është përgjigjur: populli maqedonas është goditur fuqishëm nga nevojat asimilatore të një vendi anëtar të BE-së, nga Bullgaria.

“Votuesit dhe populli janë ata që tregojnë nëse janë kaluar linjat e kuqe ose jo. Këtë herë, po, në diçka pajtohem me zotëri Varhejin, qëllimi i tij nuk është të bashkëndjejë me ne, por ta kryejë detyrën e tij, ndërsa qëllimi ynë është të mbrohemi nga asimilimi,”deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Sipas Mickoskit, në marrëdhëniet me Bullgarinë është kaluar linja e kuqe e dinjitetit, ndërsa detyra e VMRO-DPMNE-së është ta mbrojë popullin maqedonas, sepse siç deklaroi sot në Gjevgjeli – “ose populli maqedonas do ta kthejë atë që ka humbur ose pas këtyre përpjekjeve do të jetë i asimiluar përgjithmonë.”/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share