Kondovë: Tensioni i lartë i rrymës dëmton aparatet e amvisërive!

Ende pezull problemi me mungesën e rrymës elektike

Gati 20 ditë u përballën me mungesë të energjisë elektrike, por kur ekipet e EVN-së sanuan defektin dhe lëshuan rrymën ndodhi problemi tjetër më i madh – shumë aparate të amvisërisë ishin djegur.

Kështu thonë disa banorë të Kondovës të cilët përballen me dëmtime të mjeteve elektrike shtëpiake.

“Mbrëmë kemi qenë të revoltuar kemi pasur problem me rrymën muajin e fundit, e rregulluan në ora 2, problemi u zgjidh pastaj në ora 8 në mbrëmje filluan të plasin poçet edhe ne u frikësuam”, thotë njëri nga banorët.

I njëjti problem eshtë shfaqur edhe tek fqiu i tij. Janë djegë aparate të amvisërisë.

“Dy televizora janë prishur, lavatriqja është prishur” .00058“Kjo nuk punon ja është prishur, edhe tek dhoma tjetër televizori është djegur”, thotë banori tjetër.

Banorë të Kondovës thonë se rregullisht paguajnë faturat e rrymës, por për cdo vit përballen me mungesë të rrymës.

“Një linjë vinë një jo, edhe mbrëmë kur erdhën patë shumë rrymë menduam se u dogj gjithë shtëpia, ja shihe. Mbrëmë i thirrëm nuk erdhën sot i thirrëm sërish, na thanë që ne punojm 15 vite këtë punë ,tek ju është problemi. Ne edhe e paguajmë edhe s`kemi rrymë edhe na shkaktojnë dëme”, tha banori i Kondovës.

Klan Maqedoni iu drejtua EVN-së për të sqaruar problemin lidhur me dëmtimet e aparateve të amvisërive për disa banorë të Kondovës dhe ku qëndron arsyeja e mungesës së rrymës. Deri në këto momente nuk kemi një përgjigje nga shërbimi për informim i EVN-së. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share