Mickoski: Partitë e pushtetit kanë dorë në zhvillimet në ASH

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka deklaruar se partia e tij nuk përzihet në zhvillimet e brendshme që ndodhin në Aleancën për Shqiptarët. Sipas tij, dorë në të gjitha ato ngjarje kanë udhëheqësit e dy partive më të mëdha në pushtet. Kreu i opozitës maqedonase ka deklaruar se nuk është mirë përzierja e një partie, në punët e brendshme të një partie tjetër politike.

“Për atë që ndodh në Aleancën për Shqiptarët, ne nuk përzihemi rrimë anash, për shkak se është shumë jo shembullore ajo që e bëjnë LSDM dhe BDI, janë të inkuadruar direkt në ndodhitë në Aleancën për Shqiptarët. Me të vërtet jam i shokuar nga sjellja e tillë e të parëve sidomos të BDI-së por dhe të LSDM-së por ajo është punë e tyre. Ne siç nuk duam askush të përzihet në punët e brendshme të VMRO-DPMNE-së, ashtu edhe ne nuk dëshirojmë të përzihemi në punët e brendshme të partive tjera politike, kështu që nuk do të thosha asgjë më shumë për këtë”, ka deklaruar Mickoski./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share