Michel në “shënjestër”, shkak udhëtimet e shtrenjta

Presidenti i Këshillit Evropian thotë se udhëtimet kanë qenë të shpeshta për shkak të zhvillimeve politike

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel është në fokus të mediave të huaja dhe shkak për këtë janë bërë udhëtimet e tij shtrenjta. Gazeta “Le Monde” ka bërë me dije se Michel ka përdorur avionë të kushtueshëm privatë duke përfshirë udhëtime të shkurtra në Paris, si dhe qytete të tjera, si Berlini dhe Vjena.

Michel fluturoi nga Brukseli në Paris në Shkurt për një takim mbi luftën kundër terrorizmit, me një kosto prej 4,379 € në vend që të merrte trenin. Ai përdor në mënyrë rutinore avionë privatë, për udhëtimet në selinë e dytë të Parlamentit Evropian në Strasburg, me kosto që variojnë nga 1,283 deri në 9,049 € vetëm për biletën e tij të kthimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nëntorin e kaluar, udhëtimi i Michel dhe shoqëruesve të tij në Pekin për të takuar udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, kushtoi 460,000 €. Duke folur për gazetën e përditshme belge Le Soir, Michel as i konfirmoi dhe as nuk i mohoi këto shifra, por dha këtë përgjigje.

“Udhëtimet kushtojnë më shumë se më parë sepse e kërkon situata.Ka më shumë misione, kështu që ka më shumë shpenzime.”

Michel, i cili është përgjegjës për organizimin e samiteve të BE-së, thekson se faturat e udhëtimeve janë më të larta se paraardhësit e tij për shkak të kërkesave për të përfaqësuar Evropën në skenën botërore gjatë pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share