Miami dhe Denver do të diskutojn titullin kampion të NBA-s

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara gjatë dy javëve, skuadra e Miami Heat është shpallur sot kampione në Konferencën e Lindjes me serin e ndeshjeve të fituara 4-3 dhe në finaslen e ,madhe do të përballet me kampion in e Konferencës së Perëndimit ekipin Denver. Ekipi nga Florida mundi 103-84 Boston në ndeshjen e shtatë finale.

Miami arriti të rikthehet te fitorja pas tri humbjesh radhazi, duke mposhtur Boston në shtëpinë e këtij të fundit. Celtics që u bënë protagonistë të një rikuperimi fantastik (nga 0-3 në 3-3), nuk arritën të kompletojnë edhe hapin e fundit edhe pse luanin në fushën e tyre dhe ishin më të motivuar se rivalët.

Ndeshja mes dy ekipeve finalist pë titullin kampion të NBA-s Denver – Miami nisin nga data 02.06. 2023 ( e premte). Ndërsa në dy takimet e para me 2 dhe 5 qershor Denver është nikoqire, ndërsa në takimin e tretë dhe të katërtin më 8 dhe 10 qershor nikoqir është Miami. Kampion do të shpallet ekipi që do të shënon katër fitore

Lexo gjithashtu
Total
0
Share