Arijan Ademi vazhdon karrierën në ekipin kinez Pekin Guan

Futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe përfaqësues së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, ka nënshkruar zyrtarisht kontratë trevjeçare me ekipin nga Kina, Pekin Guan (Beijing Guoan)!

Nga 20 marsi, 31-vjeçari Ademi bëhet zyrtarisht lojtar i ri i Peking Guan, për të cilin Dinamo e Zagrebit do të marrë një dëmshpërblim prej një milion eurosh.

Sipas informacioneve nga Kina, futbollisti shqiptar ka nënshkruar për klubin kinez për një kontratë totale prej 5 milionë eurosh për tre vjet, ose 1.650.000 euro në sezon.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Arijan Ademi ndeshjen e fundit për Dinamo e Zagrebit do ta luajë më 19 mars kundër Rijekës.

Ai largohet nga kampioni kroat si lojtari me më shumë trofe në historinë e klubit.

Me Dinamon e Zagrebit, ai fitoi 11 tituj kampion, gjashtë tituj të Kupës dhe tre trofe të Superkupës së Kroacisë.

Në “Maksimir” ka arritur në vitin 2010 nga Shibeniku, ku qëndroi për 13 vite.

Ai ka luajtur 358 ndeshje për të kaltrit, duke shënuar 41 gola dhe duke asistuar 30 herë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share