Metoda e re për të luftuar kancerin shkatërron 99% të qelizave tumorale

Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për të shkatërruar qelizat kanceroze. Stimulimi i molekulave të aminocianinës me rreze thuajse infra të kuqe bën që të vibrojnë njëkohësisht dhe kjo çan membranën e qelizave të kancerit.

Molekulat e aminocianinës përdoren në bioimazheri si bojë sintetike. Zakonisht përdoren në doza të vogla për të dalluar kancerin, janë të qëndrueshme në ujë dhe janë shumë të afta për t’u ngjitur në pjesën e jashtme të qelizave.

Janë një milion herë më të shpejta në lëvizje dhe mund të aktivizohen me rreze thuajse infra të kuqe. Këto rreze u mundësojnë shkencëtarëve që të depërtojnë në organizëm. Kanceri në kocka dhe organe mund të trajtohet pa ndërhyrje kirurgjikale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në testet e realizuara me qeliza kancerogjence të rritura në laborator, metoda shkatërroi 99% të tyre. gjithashtu u testua edhe te minjtë me melanomë dhe gjysma e kafshëve u shëruan nga kanceri.

Molekulat kanë një ‘krah’ në njërën anë që i lidh pas membranës së qelizës kanceroze ndërsa lëvizja e vibrimeve i përçan. Kërkimi është ende në fazat e hershme, por rezultatet fillestare duken shumë premtuese./tvklan.al

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share