Covid shkaktoi dëmtime te flokët

Specialistët: Pas pandemisë u shtuan personat që kishin rënie të konsiderueshme të flokëve

Problemet me lëkurën dhe kryesisht rënia e flokëve janë vërejtur gjatë periudhës së pandemisë, por dhe pas saj. Sipas dermatologëve raste të tilla janë referuar nga pacientët të cilët më parë nuk e kishin një problem të tillë.

Intenstiteti i rënies së flokëve ka qenë i ndryshëm dhe më të prekura kanë rezultuar gratë sipas specialistëve. Në rastet e rënies së flokëve specialistët rekomandojnë marrjen e vitaminave që floku të rikuperohet.

Studimet ende nuk kanë dalë në përfundime të sakta nëse rënia e flokut vjen nga medikamentet e përdorura apo nga Covidi, por sipas tyre kujdes duhet të tregohet edhe nga faktorët gjenetike.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share