Messi-Barcelona, mund të mos ketë një histori të dytë dashurie

Ka kohë që po përflitet që Lionel Messi mund të rikthehet te klubi i zemrës, Barcelona.

Sidoqoftë, ish-bashkëlojtari i tij, tash trajner te katalunasit, Xavi, nuk ka tingëlluar edhe aq optimist në adresimin e fundit të këtyre spekulimeve.

“Është lart në ajër”, ka thënë ai në konferencë për shtyp.

“Varet nga shumë gjëra. Nuk mund të them shumë. Leoja është një lojtar spektakular. Atë e kam mik. Nga aty varen shumë gjëra, mirëpo mbi të gjitha varen nga qëllimet e tij dhe nga ajo që ai do”, ka thënë Xavi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share