Janë larguar 10 shtetas të huaj nga Nepali të punësuar në objektin hotelierik në Tetovë

Më datë 08.05.2024 në ora 13:30 në SPB-Tetovë, B.I (29) nga Palcishti i Poshtëm i Tetovës, menaxhere në një objekt hotelierik në Tetovë, ka raportuar se janë largua 10 shtetas të huaj nga Nepali të punësuar në objektin hotelierik.

Sipas njoftimit, ata kanë arritur në zonë më 22.04.2024 dhe po atë ditë kanë raportuar qëndrimin e tyre në vendin tonë, në Sektorin e Punëve të Brendshme-Tetovë. Po merren masa për gjetjen e personave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share