Mësohet emri i klubit që dëshiron ta transferojë Ronaldon

Marrëdhënia e Cristiano Ronaldos me Manchester United tanimë është shkatërruar pas intervistës së fundit të superyllit portugez me gazetarin e njohur, Piers Morgan.

Ronaldo pritet që të largohet nga “Djajtë e Kuq” qysh në merkaton e janarit, ndërsa tani është bërë i ditur klubi i cili ka shprehur interesim në shërbimet e 37 vjeçarit, raporton KosovaPress.

Siç raportohet nga “Daily Mail”, skuadra amerikane, Inter Miami veçse ka bërë një lëvizje për të transferuar Cristiano Ronaldon.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Thuhet se David Beckham është duke biseduar rreth një transferimi të mundshëm të Ronaldos me agjentët e superylli portugez.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share