Merkato e çmendur në Janar, Chelsea “pa busull”

Skuadra angleze ul në stol lojtarë me vlerë 281 mln euro

Humbja me përmbysje ndaj Brighton nxori në pah edhe njëherë krizën e Chelsea. Kjo disfatë tregoi se rezultatet në fushën e lojës nuk blihen me para dhe me lojtarë që kushtojnë shumë në merkato. Shpenzimet marramendëse në merkaton e janarit nuk përligjin aspak atë që lojtarët dhurojnë në fushë. Rezultatet negative mungojnë, gjithsesi, “Blutë” nuk ndalen së vendosuri rekorde. Trajneri Frank Lampard bëri 5 zëvendësime në këtë takim, duke ulur në stol lojtarëve me çmime të majme në treg.

Christian Pulisic, Enzo Fernandez, Fofana e Stërling i kanë kushtuar arkave të klubit mbi 281 milionë euro, gjithsesi, nuk arritën që të bënin diferencën dhe të kishin minuta të shumta në këtë takim. Rekord absolut që vështirë se mund të thyhet nga ndonjë skuadër tjetër.

‘Blutë e Londrës’ kanë dështuar për të marrë rezultatet në Premier League që prej 5 javësh, duke grumbulluar vetëm dy pikë në këtë hark kohor. Ecuri negative që Chelsea e pozicionon në vendin e 11-të me 39 pikë, të distancuar ndjeshëm me zonën që të dërgon në Kupat e Europës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share