Mundësi që përfaqëson Shqipërinë mposht serbin në mes të Beogradit

Mundësi shqiptar, Zelimkhan Abakarov, ka mposhtur serbin Stevan Miçiç në mes të Beogradit duke arritur në finale të Kampionatit Botëror.

Abakarov do të luaj në finale kundër amerikanit Thomas Gilman.

”Zelimkhan Abakarov shkruan historinë në mes të Beogradit. Mundësi kuqezi shkëlqeu në tapet teksa në gjysmëfinale mundi serbin Stevan Miçiç(medalist Olimpik) Abakarov arriti finalendominoi ndeshjen, duke garantuar medaljen e argjendtë dhe të shtunën do të luftojë për t’u shpallur kampion Bote në mes të Serbisë. Arritje e madhe e mundësit kuqezi, i cili në finalen që zhvillohet në orën 18:00 do të përballet me amerikanin Thomas Gilman.”, thuhet në njoftimin e Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH).

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share