Meloni takon Macron në Paris, fokusi te emigrantët

Pas mosmarrëveshjeve, të dyja vendet u zotuan për bashkëpunim të mëtejshëm në disa fusha

Teksa marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha të Eurozonës u tensionuan, vizita e kryeministres Giorgia Meloni në Francë çoi në një riafirmim të tyre.

Kryeministrja italiane u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron në vizitën e saj të parë në Paris që kur ajo mori drejtimin e Italisë tetë muaj më parë. Shtrëngimi i ngrohtë i duarve me Macron erdhi disa javë pasi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani anuloi papritur një vizitë në Paris për shkak të deklaratave të ministrit të brendshëm francez për qasjen e Italisë ndaj migracionit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Meloni u tha gazetarëve se Italia dhe Franca janë dy kombe aleate, dy kombe të rëndësishme, qendrore, protagonistë në Evropë, të cilët duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin. Duke folur për emigracionin, kryeministrja theksoi se nuk do të lejojë që Europa të mbizotërohet nga rrjete kriminelësh.

“Italia dhe Franca ndajnë një ndjeshmëri të përbashkët për shumë çështje, duke përfshirë migrimin e parregullt nëpër Mesdhe, stabilitetin e Tunizisë dhe Libisë në lidhje me migracionin. Ne pajtohemi, besoj, se duhet të kapërcejmë polemikën e gjatë mbi të ashtuquajturat lëvizje primare dhe dytësore të migrantëve dhe të gjithë të bashkëpunojmë për të frenuar fluksin e parregullt në BE.”

Italia dhe Franca janë përplasur për migracionin që kur Meloni mori detyrën vitin e kaluar si liderja e parë e ekstremit të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Tensionet u rritën në vjeshtë pasi Italia detyroi Francën të pranonte një anije 234 emigrantë, pasi autoritetet italiane i lanë në det për javë të tëra.

Mes të tjerash, të dy liderët u zotuan të mbështesin Ukrainën në përpjekjet e saj të luftës kundër pushtimit rus. Duke nënvizuar angazhimin franko-italian, Meloni tha se sistemi i mbrojtjes ajrore SAMP/T-MAMBA mbi të cilin të dy vendet kanë punuar për muaj të tërë është tashmë funksional në fushën e betejës në Ukrainë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share