Përplaset autobusi, të paktën 20 persona të vdekur dhe 14 të plagosur në Kolumbi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kolumbi ditën e djeshme, ku një autobus është përplasur dhe 20 persona kanë humbur jetën.

Mediat bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin që lidh qytetet Pasto dhe Cali, ku janë plagosur edhe 14 persona, ku mes tyre ka edhe të mitur.

Sipas raportimeve të para mjeti është përmbysur dhe ka rënë në humnerë. Sipas policisë lokale, shkak mund të jetë një dështim në sistemin e frenimit të autobusit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas të përditshmes kolumbiane “El Espectador”, mes dhjetëra të plagosurve janë edhe dy të mitur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share