Zgjedh numrin 9 në fanellë

Pavarësisht se është vetëm 25 vjeç, Kylian Mbappe është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në planet, ai ka gati hapin e madh në karrierë. Etapa e radhës duket se do të jetë Real Madrid. Kalimi te spanjollët shihet si i sigurtë nga mediat, me detajet përfundimtare që mbeten për tu zbuluar.

Madje, këto të fundit kanë shkuar edhe më tej, teksa kanë zbuluar edhe numrin që Mbappe do të mbajë në fanellë. Duke iu referuar ‘AS’, francezi do veshë uniformën me numrin 9-të te Real Madrid, duke marrë përsipër trashëgiminë e Karim Benzema. Mbi të gjitha, Mbappe shihet si një opsion për tu përdorur si sulmues pikë tek spanjollët.

Një tjetër arsye pse Mbappe ka zgjedhur numrin është sepse fanella numër 7 në Madrid i përket Vinicius Jr, një prej protagonistëve kryesorë të klubit. Nga numrat bosh të fanellave të klubit aktualisht, numri 9 mund të jetë opsioni më i mirë i Mbappe dhe lojtari duket se ka pranuar të njëjtën gjë. Një tjetër alternativë do ishte edhe numri 10-të, i njëjtë me atë që mban tek kombëtarja franceze dhe që do lihet bosh pas largimit të Luka Modriç./Klan News