Al-Khelaifi: Messi nuk ikën

Presidenti i PSG është i bindur se ylli argjentinas do të rinovoje me klubin parisien

Presidenti i PSG-së Naser Al-Khelaifi është i bindur se Lionel Mesi ndihet ‘i lumtur’ në Paris dhe do të qëndrojë edhe kur sezoni të përfundojë. Ylli argjentinas është përfolur se do të transferohet te skuadra e Inter Miamit në SHBA.

35-vjeçari ka qenë vendimtar për PSG në Ligue 1, e po ashtu edhe tek bardhekaltrit me paraqitjen e tij. Kontrata atij i përfundon në verë, pro e ka bërë të qartë se nuk do të diskutojë për të deri sa Katar 2022 të përfundojë. Por Al-Khelaifi është i bindur se shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk do të largohet nga Parisi.

“Ai ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në këtë sezon për ne, ka shënuar shumë gola dhe ka dhënë shumë asiste. Kemi rënë dakord që të flasim për të ardhmen pas përfundimit të botërorit. Por të dyja palët, klubi dhe lojtari jemi shumë të lumtur, kështu që do të flasim pas botërorit”, ka thënëNaser Al-Khelaifi.

35-vjeçari ka realizuar 7 gola në 13 takime në kampionatin francez, ndërsa ka realizuar pesë herë në Ligën e Kampioneve.

Gjatë botërorit ka shënuar gol në takimet që Argjentina ka pasur ndaj Meksikës dhe Australisë, e po ashtu në humbjen surprizë ndaj Arabise Saudite.

Mediat raportuan në nëntor se Mesi do të transferohej tek Inter Miami. Ai paguhet 1.4 milion Euro në javë, por u përfol se do të ishte i gatshëm që të pranonte ulje rroge për t’u transferuar në Floraida. E prapë, do të ishte futbollisti më i paguar në SHBA.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share