Me moton “mbjellim shëndet” 100 pemë do mbillen sot në tërë kompleksin e klinikave universitare në Shkup

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se sot do të mbillen rreth 100 pemë në klinikat e qytetit për të ndihmuar dhe lehtësuar pacientët, përcjellë Klan M.

Njoftojmë se sot (e premte, 5 maj) në ora 11:30 në parkun ndërmjet objektit të Klinikave Kirurgjikale dhe Fakultetit të Stomatologjisë, Ministria e Shëndetësisë shënon fillimin e fushatës “Mbjellim Shëndet”, e cila ka për qëllim restaurimin e parqeve në tërë kompleksin e klinikave universitare në Shkup. Me këtë rast, do të mbillen 100 pemë, të cilat ofrojnë përfitime shëndetësore për pacientët dhe stafin në klinikat” – thonë nga Ministria e Shëndetësisë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share