Mbi 150 gjoba në Shkup për shkelje të rregullave të trafikut

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsej 151 shkelje të rregullave të trafikut.

Prej tyre: 39 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 32 për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 6 masa për përdorim të telefonit, 8 për kalim në semaforë të kuq dhe 8 të tjera për makina të paregjistruara.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share