Kylian Mbappe nuk duket i shqetësuar nga problemet e tij me PSG. Ai u fotografua duke shijuar fundjavën nën shoqërinë e 2 vajzave simpatike në Sardenja. Ylli francez ka pasur një verë kaotike deri më tani pasi PSG e la atë jashtë skuadrës kur u bë e qartë se ai nuk do të nënshkruante një kontratë të re me klubin. Por këto çështje dukeshin një botë larg francezit që po shijon pushimet.
Mbappe u pa duke zbritur nga një avion privat luksoz së bashku me një mik përpara se të shkonte në një plazh. Më pas ai u pa duke pushuar pranë një pishine së bashku me dy vajza të veshura me bikini teksa merrnin rrezet në ishullin jugor të Italisë.
Nuk dihet ende lidhja e tij me këto vajza. Në mbrëmje ylli francez u pa duke festuar me futbollistin e Realit Madridit, Rodrygo, duke shtuar më tej spekulimet se ai do t’i bashkohet atij në Madrid.
Tv Klan