Mister 95% e universit, “Ekulidi” niset në hapësirë për të kuptuar energjinë e errët

Një teleskop europian u nis në hapësirë nga Florida në kërkim për të zgjidhur një nga pyetjet më të mëdha të shkencës: Nga çfarë përbëhet universi?

Misioni Euklid do të bëjë një hartë 3D të kozmosit në një përpjekje për të zgjidhur disa nga vetitë e të ashtuquajturave materie e errët dhe energji e errët. Së bashku, këto fenomene ndodhin për të kontrolluar formën dhe zgjerimin e gjithçkaje që ne shohim atje jashtë.

Studiuesit pranojnë se ata nuk dinë pothuajse asgjë rreth tyre. Materia dhe energjia e errët nuk janë të zbulueshme direkt. Ky hendek i madh në njohuri do të thotë se ne nuk mund të shpjegojmë vërtet origjinën tonë, tha profesoresha Isobel Hook. Euklidi do të jetë mundësia më e mirë për të hyrë në një rrugë të të kuptuarit më mirë të kësaj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne do të bëjmë një hartë të universit për t’u përpjekur që të kuptojmë se ku përshtatemi dhe se si kemi ardhur këtu, si u bë i gjithë universi nga shpërthimi i Bing Bang në galaksitë e bukura që shohim përreth nesh, sistemin diellor dhe deri tek jeta”, tha ajo për BBC News.

Për ndërtimin e teleskopit u paguan mbi 1.4 milardë Euro. Euklidi është dërguar në një pozicion vëzhgimi rreth 1.5 milion kilometra nga Toka, në anën e kundërt të planetit me Diellin.

Eksperimentet e mëparshme kanë sugjeruar se energjia e errët përbën 70 përqind të energjisë në Univers, materia e errët përbën 25 përqind dhe materialet e dukshme, si yjet, gazrat, pluhurat, planetet, ne, përbëjnë vetëm 5%.

Pra Euklidi ka për detyrë që për një periudhë 6 vjeçare të vëzhgojë dhe zbërthejë rreth 95% të natyrës së universit që për ne njerëzit mbetet ende mister.

Një detyrë kryesore do të jetë hartimi i shpërndarjes së materies së errët, materia që nuk mund të zbulohet drejtpërdrejt, por që astronomët e dinë se është atje për shkak të efekteve të saj gravitacionale në lëndën që mund të shohim.

Galaktikat, për shembull, nuk mund të mbanin formën e tyre nëse nuk do të ishte prania e disa “skelave” shtesë. Kjo supozohet të jetë materia e errët apo çfarëdo qoftë ajo.

Edhe pse ky material nuk mund të shihet drejtpërdrejt, teleskopi mund të përshkruajë shpërndarjen e tij duke kërkuar mënyrën delikate që masa e tij shtrembëron dritën që vjen nga galaktikat e largëta.

Energjia e errët është koncept tjetër nga materia e errët. Kjo “forcë” misterioze duket se po përshpejton zgjerimin e Universit. Njohja e ekzistencës dhe efektit të saj në 1998 u dha tre shkencëtarëve çmimin Nobel.

Euklidi do të hetojë fenomenin duke hartuar shpërndarjen tredimensionale të galaktikave. Modelet në zbrazëtirat e mëdha që ekzistojnë midis këtyre objekteve mund të përdoren si një lloj “matësi” për të matur zgjerimin në kohë.

Pra Euklidi do të masë pozicionet e sakta të rreth dy miliardë galaktikave në rreth 10 miliardë vite dritë nga Toka./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share