BE arrin paktin për inteligjencën artificiale

Në Janar ligji votohet nga Parlamenti Europian

Shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Europian arritën pas 36 orë bisedimesh marrëveshjen për miratimin e ligjeve që rregullojnë përdorimin e inteligjencës artificiale. Parlamentit Europian pas këtij pakti në Janar duhet të miratojë ligjin, i cili do të hyjë në fuqi jo më vonë se në vitin 2025.

Marrëveshja parashikon masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale, kufizim në përdorimin e zbatimit të ligjit të sistemeve të identifikimit biometrik si dhe ndalime në përdorimin e inteligjencës artificiale për të manipuluar ose shfrytëzuar dobësitë e përdoruesve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Marrëveshja, e para në llojin e saj është cilësuar si historike nga Brukseli. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se rregullat mbi inteligjencëN artificiale do të ofrojnë një kuadër ligjor unik për të zhvilluar teknologji të besueshme që nuk cënojnë sigurinë dhe të drejtat themelore të njerëzve dhe bizneseve.

Rregullat ambicioze evropiane mbi inteligjencën artificiale vijnë pasi shumë kompani po bëjnë zbulime të reja mbi mënyrën e përdorimit të kësaj teknologjie e cila aq sa ka marrë vlerësime aq edhe ka ngjallur shqetësime.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share