Mbappe drejt Real Madrid

Mediat në Spanjë shkruajnë se po diskutohet për shumën që duhet paguar

Kylian Mbappe pritet të transferohet te Real Madrid, sipas emisionit El Chiringuito. Sulmuesi francez, i cili nuk pranoi të rinovonte me Paris Saint Germain po drejtohet te skuadra 14 herë kampione e Europës.

Klubi madrilen nuk ka njoftuar asgjë deri më tani, por sipas mediave spanjolle po negociohet për shumën. Real ofron 120 milionë Euro, ndërsa Paris kërkon 200 milionë.

Të dy klubet duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët që marrëveshja të arrihet. Kylian Mbappe luan për Paris Saint Germain prej 2017 ku u ble për 180 milionë Euro nga Monaco dhe ka edhe 1 vit kontratë.

Mbappe ka fituar 12 trofe kombëtarë me PSG, por asnjëherë një ndërkombëtar edhe pse iu afrua Champions League në finalen e sezonit 2019-2020 ku Paris u mund nga Bayern Munchen.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share