NBA Phoenix gjunjëzon ekipin Golden State Warriors

Në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar katë ndeshje të xhiros së katërt në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku vendasit ishin më të suksesshë në tre takime ndërsa mysafirët vetëm në takim

Ndeshje më intresante mëngjhesit të sotëm sihte ajo me Phoenix dhe kampionëve në fuiqi Golden State Warriors e cila ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin bindës 134-105 . Më efikasi ishte Devin Booker I cili realizoi 34 pikë. Për Golden State Warriors u dallua Curry me 21 pikë.

Fitore të sigurt ka shënuar edhe Oklahoma në përballjen me Clippers, duke e mundur me rezultatin 108-94 . Më efika te skuadra fituese ishin Shai me 33 pikë dhe Mann me 25 pikë. Fiton pa probleme Washington, kundër Detroitit me rezultatin 120-99. Më efikas ishte Kuzma me 25 pikë.

Një fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Nju Orleans në përballjen me Dallas me rezultatin 113-111. Më efikas ishte Murphy me 22 pikë. Ndërsa te Dallas si gjithmonë kosha shënues më mire ishte Luka Donçiq me 37 pikë .

NBA – Rezultatet e sotme

Washington – Detroit, 120-99

Nju Orleans – Dallas, 113-111

Oklahoma – Clippers, 108-94

Phoenix – Golden State, 134-105

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share