MASH: Mësimi për ditët e votimit do të kompensohet gjatë ditëve të punës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se mësimi për ditët e votimit, 24 prill dhe 8 maj, si dhe 30 nëntor kur u organizua Samiti i OSBE-së në Shkup, do të kompensohen në ditët e punës dhe jo të shtunave.

“Plotësimi i orëve mësimore të parealizuara do të planifikohet dhe organizohet nga drejtorët e shkollave dhe do të realizohet me qëndrim më të gjatë të nxënësve në ditët e javës së punës, në kuadër të orarit gjashtë – orësh të kohës së punës së mësimdhënësve”, thonë nga MASH-i.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kujton se viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme zgjat deri më 10 qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave fillore deri më 17 qershor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Është e nevojshme që të ruajmë interesin më të mirë të nxënësve ndërsa kjo nënkupton që ata të kompensojnë plotësisht dhe në mënyrë cilësore materjen e paraparë mësimore”, thekson MASH.

Shkollat ​​nuk do të punojnë nesër dhe më 8 maj, ndërsa në ato ku do të votohet, sot kanë punuar me orar të reduktuar për shkak të përgatitjeve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share