Marshime dhe greva në të gjithë Greqinë

Shërbimet hekurudhore si dhe transporti detar kanë pezulluar punën për të shënuar përvjetorin e aksidentit më vdekjeprurës në Tempi

Shërbimet hekurudhore dhe ato detare kanë pezulluar punën në Greqi ndërsa punonjësit e hekurudhave u larguan nga puna për të shënuar përvjetorin e aksidentit më vdekjeprurës në Tempi ku humbën jetën 57 persona.

Shumë prej tyre, duke përfshirë student kanë marshuar drejt parlamentit. Disa mbanin një pankartë të zezë ku shkruhej: “Nuk harrojmë, kërkojmë drejtësi”, si dhe “Fitimet e tyre apo jetët tona – Tani të intensifikojmë luftën për jetët tona” është slogani qendror që dominon në miting.

Demonstruesit protestojnë edhe kundër rritjes së pamjaftueshme të pagave, e para pas 14 vitesh në sektorin publik. Ata thonë se rritjet nuk janë aq të mëdha sa për të kompensuar rritjen e kostove të jetesës. Punëtorët duan një rritje prej 10% dhe më shumë punësime. Qeveria konservatore ka rritur pagën minimale mujore me 20% në 780 euro që kur mori detyrën në vitin 2019 dhe është zotuar ta rrisë atë në 950 euro deri në vitin 2027.

Më 28 shkurt 2023, një tren pasagjerësh nga kryeqyteti për në qytetin verior të Selanikut u përplas kokë më kokë me një tren mallrash, që nxiti protesta masive, për atë që shumë e konsideronin si neglizhencë ndaj sektorit hekurudhor.

Mëngjesin e së mërkurës, kishat në të gjithë vendin ranë këmbanat e tyre 57 herë që përfaqësonin numrin e të vrarëve, shumë prej tyre studentë të rinj që ktheheshin në shtëpi pas fundjavës. Protestuesit, duke filluar nga punonjësit e hekurudhave dhe spitaleve deri te mësuesit e shkollave, iu bashkuan protestës 24-orëshe nga sindikata më e madhe e sektorit publik të Greqisë ADEDY, e cila përfaqëson rreth gjysmë milioni punëtorë.

Por shumë të mbijetuar dhe të afërm të viktimave thonë se politikanët, të cilët mbrohen sipas ligjit grek nga ndjekja penale duhet të marrin gjithashtu përgjegjësinë për mangësitë e sistemit të sigurisë. Familjet e pikëlluara dhe të mbijetuarit mbajtën gjithashtu një shërbim përkujtimor në vendin e përplasjes në luginën e Tebës, në Greqinë qendrore. Nga aksidenti tragjik humbën jetën edhe 6 shqiptarë.

Megjithatë, një vit më vonë, ekspertët dhe zyrtarët hekurudhor thonë se është bërë pak për të përmirësuar ndjeshëm sigurinë e trenave, pavarësisht nga provat në rritje që mangësitë e sistemit ndihmuan në shkaktimin e aksidentit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share