Rusia hedh poshtë akuzat për destabilizim të Kosovës

Në të parin reagim për tensionet në veri të Kosovës, zyra e presidentit rus Vladimir Putin hodhi poshtë akuzat e ministrit të Brendshëm të Kosovës se prapa serbëve fshihet dora destabilizuese e Rusisë.

“Serbia është shtet sovran dhe natyrisht reagon ashpër kur dhunohen të drejtat e serbëve që jetojnë në vështirësi. Me Serbinë kemi marrëdhënie shpirtërore e historike. Sigurisht që mbështesim veprimet e Beogradit”.

Analistët serbë të veriut të Kosovës i varin shpresat për zgjidhjen e situatës vetëm tek ndërkombëtarët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Miodrag Miliçeviç, analist, organizata “Aktiv”: Çelësi i zgjidhjes është komuniteti ndërkombëtar. Personalisht shqetësohem nga heshtja e tyre dhe nga zgjatja e kësaj krize që rrezikon të përshkallëzohet.

Serbët e veriut, të pyetur mbi këto tensione nga agjencia e lajmeve Reuters bëjnë me faj qeverinë e Kosovës.

“Jetojmë në geto, mes zinxhirësh dhe drynësh. Do ishte mirë që ata të tërhiqeshin, Albin Kurti dhe të tijët”, u shpreh një qytetar.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share