Sofja e pakënaqur që në korrnizën negociuese franceze theksohet ”gjuha maqedonase ”

MPJ BULLGARE: MEGJITHATË KY “POZICION I MIRË” DERI PARA 6 MUAJSH ISHTE I PAMUNDUR

Ministria e jashtme bullgare nuk është e kënaqur që në korrnizën negociuese është theksuar “gjuha e pastër maqedonase”, por megjithatë Sofja është e lumtur me propozimin francez, pasi vlerësojnë se për një propozim të tillë as nuk mund të shpresohej deri para 6 muajsh.

“Në korrnizën negociuese të presidencës franceze lejohet reference për të ashtuquajturën ‘gjuhë maqedonase’. Në këtë drejtim, draft-korrniza negociuese nuk korrespondon me pozicionin korrnizë të vitit 2019 ” thuhet në raportin e MPJ-së Bullgare.

Në raportin e përgatitur nga ministria e jashtme bullgare që e publikoi sot Dojçe Vele, theksohet se Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe protokolli nuk janë kriter formal për hapjen apo mbylljen e kapitujve gjatë bisedimeve.


“Në këtë drejtim, draft- korrniza e negociatave nuk korrespondon me Pozicionin korrnizë të vitit 2019, pasi implementimi I Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe neni 12 i Protokollit nuk paraqesin kriter formal për hapje ose mbyllje të kapitujve të negociatave. Roli i Këshillit të BE-së (dmth. Bullgaria) nuk është paraparë në vlerësimin nëse Republika e Maqedonisë së Veriut e zbaton protokollin dypalësh dhe ky vlerësim i është lënë KE-së,” thuhet në raportin e MPJ-së Bullgare.

Përfundimi I përgjithshëm I Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë është se propozimi francez duhet të jetë I pranueshëm për Bullgarinë dhe siç ka theksuar ministrja e jashtme në largim Teodora Gençovska, duhet të shfrytëzohet “pozicioni I mirë” që sipas saj deri para 6 muajsh ishte i pamundur. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share