Mariçiq: Ndryshimet Kushtetuese obligimi kyç për fazën e ardhshme të negociatave

“SUKSESI I SKRININGUT DËSHMI PËR PËRKUSHTIMIN KOLEKTIV PËR BE”

Suksesi i procesit të skriningut, që u zhvillua 15 muaj, afërsisht 100 ditë me angazhimin e mbi 1.000 pjesëmarrësve të 200 institucioneve të ndryshme, është dëshmi për përkushtimin kolektiv të administratës dhe qytetarëve për anëtarësim në BE – tha Zv/Kryeministri për Cështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

“Jemi gati për fazën e ardhshme të negociatave, ku domosdoshmërosht duhet t`i përfundojmë obligimet nga Korniza Negociuese për aderimin e RMV-së në BE. Krahas dy udhërrëfyesve – për sundimin e së drejtës dhe reformave në administratën publike dhe Planit Aksional për mbrojtje të pjesëtarëve të komunitetev jo shumicë, që sot do t`i dërgojmë në BE dhe presidencës spanjolle, na mbetet edhe një obligim kyç – ndryshimet kushtetuese. Është përgjegjësi e plotë e jona, secilit prej nesh vecanërisht për secilin deputet në Kuvend” – tha Mariçiq. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share