Fitorja e VMRO-DPMNE-së, “Euroactiv” – lidhje të vështira RMV – BE!

ZGJEDHJET 2024

VMRO-DPMNE-së dhe Siljanovskës, mesazhet e para të urimit u mbërritën nga Kryeministri hungarez Viktor Orban, I cili vjen nga partia simotër FIDES. Ndryshe, në Budapest gjendet edhe ish-Kryeministri dhe ish-lideri I VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, I cili u arratis nga vendi për të shmangur dënimin me burg.

Ka uruar edhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Por, mesazhe kanë mbërritur edhe nga Sofja dhe Athina zyrtare.

Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka potencuar se mbështët integrimin everopian të Maqedonisë së Veriut, sic thotë me respektimin e fqinjësisë së mirë para së gjithash kruetereve të Kopenhagës, që në fakt do të thotë, ndryshimeve kushtetuese.

“Shumë shpejt do të bëhet e qartë nëse Siljanovska dhe VMRO-DPMNE do të punojnë për perspektivën evropiane të vendit ose do të marrin kahje tjetër. Lidhur me raportet me RMV-në, sic ka qenë me Ivanovin dhe Pendarovskin, ashtu do të jetë edhe me Siljanovskën. Siç ishte me LSDM-në, ashtu do të jetë me VMRO-DPMNE-në” – tha Rumen Radev.

Fitorja e partisë djathtiste VMRO-DPMNE mund ta komplikojë qëllimin e RMV-së për anëtarësim në BE dhe të ndikojë në raportet me Bullgarinë dhe Greqinë – shkruan “Politiko” i Brukselit.

Nga ana tjetër, me titullin “RMV-ja bëhet gati për lidhje të vështira me BE-në pas fitores së nacionalistëve në zgjedhjet e dyfishta, analizë të zgjedhjeve ka bërë edhe portali EUROACTIV.

Komisioneri për Zgjerim I BE-së, Oliver Varhelji, duke uruar VMRO-DPMNE-në dhe Siljanovskën për fitoren në zgjedhjet, ka potencuar se BE-ja është gati për të punuar bashkërisht që procesi aderues tw ngritet në nivelin e ardhshëm.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share