Kovaçevski: Çdo banor i BE-së ka të ardhura shtesë prej 850 eurosh vetëm sepse vendi i tyre është anëtar i Unionit

“Vlerësohet se PBB-ja e BE-së në tërësi, për shkak të efektit sinergjik, është 10 për qind më e lartë se sa do të ishte nëse nuk do të integroheshin, përcjellë Klan M. Në terma realë, kjo do të thotë se çdo banor i BE-së ka 850 euro të ardhura shtesë vjetore vetëm sepse vendi i tij është anëtar i BE-së”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në Forumin Ekonomik dhe Financiar të Shkupit.

Ai shtoi se vetëm në vitin 2021 BE-ja kishte eksporte prej 2.18 miliardë eurosh dhe nëse shikoni GDP-në në nivel botëror, 60 për qind i takon SHBA-së dhe BE-së, 25 për qind BRICS-it.

“Prandaj kur themi se vendi ynë është në BE, krah për krah me partnerin tonë SHBA-në, do të thotë se ne duam ta vendosim vendin ku është më i miri dhe më i zhvilluari”, tha Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri tha se me politikën e hapur europiane të Qeverisë, stabiliteti ekonomik ruhet edhe në kushtet e krizave të shumta njëherësh, pasi orientimi ynë europian sjell rezultate. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share