Maqedonia U21 nis përgatitjet për ndeshjet me Gjibraltarin dhe Suedinë

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë, sot në ora 16:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, do të zhvillojë stërvitjen e parë, përmes së cilës do të shënojë edhe zyrtarisht fillimin e përgatitjeve për dy ndeshjet kualifikuese në shtëpi kundër kombëtareve të Gjibraltarit dhe Suedisë, për kualifikim në Kampionatin Europian të vitit 2025.

Në ndeshjen e parë në kuadër të ciklit të ndeshjeve të marsit, më 21 mars do të përballemi me kombëtaren e Gjibraltarit. Pesë ditë më vonë në program është dueli ndaj Suedisë së fortë.

Të dyja ndeshjet kualifikuese do t’i luajmë para publikut vendas, në arenën kombëtare “Todor Proeski”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Futbollisti titullarë i përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, dhe njëherit futbollistë i Rabotniçkit, Stefan Despotovski, dha komentin e tij për sfidat që na presin në periudhën e ardhshme.

– Mezi presim duelet me Gjibraltarin dhe Suedinë. Ne luajmë në shtëpi, gjë që është pozitive për ne. Duam të tregojmë se fitorja ndaj Suedisë në xhiron e parë nuk ishte rastësi. Fillimisht duhet të luajmë një ndeshje me Gjibraltarin. Jemi të fokusuar maksimalisht për atë ndeshje, që duhet patjetër ta fitojmë.

– Këto kualifikuese i nisëm shumë mirë, me fitoren e madhe ndaj Suedisë si mysafir, por ndodhi që të kemi një rënie në lojën tonë, duke regjistruar tre disfata të njëpasnjëshme. Në disa ndeshje fati nuk na buzëqeshi fare. Kemi bërë një ndeshje të mirë ndaj favoritit në grup, Holandës, por në fund për fat të keq humbëm. Moldavia arriti të shënonte dy gola nga dy tentime. Këto ndeshje i lëmë pas, kemi dy ndeshje përpara në të cilat duhet të tregojmë një dëshirë të madhe për të fituar. Duhet të tregojmë dhe të konfirmojmë se jemi një përfaqësuese e fortë me cilësi. Shpresoj se do të fillojmë të arrijmë rezultate pozitive.

– Kemi lojë, krijojmë raste, posedojmë kualitet dhe forcë, gjithçka që duhet të zbukurojë një përfaqësuese cilësore. Mendoj se duhet të jemi shumë më efektivë dhe më të mençur në fund të aksioneve, për t’i realizuar rastet me gol.

– Kemi një atmosferë të shkëlqyer në skuadër. Është një nder dhe kënaqësi e madhe për të gjithë ne të veshim këtë fanellë. Mezi presim të veshim sërish fanellën me stemën kombëtare dhe të dalim para tifozëve tanë. Është koha për t’u rikthyer në rrugën e fitoreve.

Në ndeshjet e deritanishme kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Evropian, në kuadër të grupit 7, Maqedonia ka bilanc prej një fitore dhe tre disfatave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share