Manchester United në krizë rezultatesh / Trajneri Erik Ten Hag rrezikon shkarkimin

Manchester United është në krizë rezultatesh, ndërsa është eliminuar edhe nga kupat e Europës. Skuadra e njohur angleze ka humbur gjysmat e ndeshjeve të zhvilluara në të gjithë aktivitetet e sezonit 2023-2024, periudha më e errët prej vitit 1934.

Kjo situatë ka shtuar zërat edhe për një largim të mundshëm të trajnerit Erik ten Hag. Mediat në Angli përmendin Julen Lopetegui si kandidatin kryesor. Spanjolli drejtoi Wolverhampton sezonin e kaluar.

Në listë janë edhe ish-trajneri i Chelsea, Graham Potter dhe Zinedine Zidane. Ky i fundit nuk ka pranuar asnjë ofertë prej majit të 2021 ku u largua nga Real Madrid. Manchester United renditet në vendin e gjashtë në Premier League dhe është ende në garë në FA Cup.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share