Liga e Parë: Fitore të sigurta të Struga Trim Lum dhe Shkëndijës

FC Shkupi zhgënjeu para publikut vendas 

Skuadra e Struga Trim Lum po marshon me hapa të sigurta drejt titullit të parë dhe historik në futbollin elitar në Maqedoni. Struganët mposhtën lehtësisht Akademija Pandevin me rezultatin 3 me 1 në Stadiumin e Qytetit në Strugë. Golashënuesi më i mirë në historinë e futbolit në Maqedoni, Besart Ibrahimi shënoi një dygolësh të shpejtë në fillim të takimit, ndërsa golin e tretë e shënoi Suhejl Muharemi. Mysafirët shënuan në fillimin e pjesës së dytë për rezultatin final të ndeshjes.

Me këtë fitore, Struga TL bazhdon të jetë në krye të tabelës me 49 pikë të grumbulluara.

Shkëndija  me  golat e Rexhepit  dhe  Shalës  mundi   Pobedën e Prilepit me rezultatin  2-0 në një lojë që dominoi  gjatë  90 minutave. Me tre pikët e fituara  kuqezinjt tani  me  44 pikë  ngjiten në pozitën e dytë në tabelë.  Duhet  të  theksojmë se këtë ndeshje për herë të parë e drejtoi një refere femër siç është rasti me Ivana Projkovska. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Osmani u shpreh i kënaqur me lojën dhe pikët e fituara

Dominuam gjatë  gjithë  90 minutave ,  rezultai  2-0, dy  gola të shënuar , ndoshta mundeshim të shënojm edhe katër apo pesë gola, por me rendësi janë tre pikët” deklaroi Qatip Osmani

Kampioni në fuqi Shkupi  zhgënjeu para  tifozëve  vendas  duke  humbur  nga  Skopje 0-1, me  golin  që e shënoi Abazi. Takimi në Shtip mes  Bregallnicës  dhe  Tikveshit përfunoi me  barazim 0-0. Dje Makedonija Gj.P e mundi Rabotniçkin 2-1.

Rezultatet e javës së 25-të

Bregallnica  – Tikveshi  0-0

Shkëndija  – Pobeda 2-0 (Rexhepi  dhe Shala )

Shkupi  – Skopje  0-1 (Abazi )

Struga TL  – Ak. Pandev 3-1 (Ibraimi 2 gola, Muharem – Еrgemlidze)

Makedonija Gj.P – Rabotniçki  2-1 (Liçina, Aleksovski  – Mazari)

 

TABELA: 1.Struga TL 49, 2. Shkëndija 44, 3.Shkupi 42, 4.Sileksi 38, 5.Bregallnica 33, 6.Makedonija Gj.P 32, 7. Tikveshi 29, 8.Rabotniçki 24, 9.Ak. Pandev 20, 10.Skopje 17, 11. Pobeda 13 pikë.

 

Java e 26-të më 9 Prill: 

Ak.Pandev –Rabotniçki

Bregallnica –Makedonija Gj.P

Skopje – Struga TL

Pobeda – Shkupi

Tikveshi –Sileksi

Shkëndija është e lire.

 

Të mërkurën  zhvillohenndeshjet gjysmëfinale të Kupës, takohen:

Shkëndija – Makedonija Gj.P 

Struga TL – Sileksi

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share