Mali i Zi, nismë për legalizimin e kanabisit

URA dhe SNP: Përdorimi vetëm për qëllime mjekësore

Legalizimi i kanabisit diskutohet prej kohësh në Malin e Zi, por së shpejti në parlamentin e këtij vendi pritet të paraqitet edhe një nismë ligjore.

Deputetët e URA-s thonë për mediat malazeze se mbështetjen e tyre e bazojnë tek studimet më të fundit shkencore që vërtetojnë efektivitetin e kanabisit në sasi shumë të kufizuara për kurimin e disa sëmundjeve. Por kundër këtij propozimi është partia boshnjake në qeveri, që fillimisht kërkon dialog të gjerë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut e ka legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore. Edhe qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e legalizimit po për qëllime mjekësore, pasi rezultatet e Këshillimit Kombëtar treguan se 61% e të anketuarve ishin pro.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share