Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimin e naftës

Ekspertët parashikojnë që një fuçi të shitet mbi 100 Dollarë

Paralelisht me përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme po rritet edhe çmimi i naftës. Kështu, tregjet ndërkombëtare të arit të zi, treguan një rritje të fortë të çmimeve mëngjesin e së mërkurës, vetëm pak orë pas shpërthimit tragjik në një spital në Gaza ku humbën jetën 500 persona.

Sipas të dhënave të përmbledhura të bursave ndërkombëtare, çmimi u rrit menjeherë me 2 për qind. Më konkretisht, një fuçi naftë e papërpunuar në bursën e Teksasit u shit me afro 89 Dollarë, ndërsa në atë të Londrës, çmimi arriti në afro 92 Dollarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas ekspertëve, mundësia e përfshirjes më të madhe rajonale në konfliktin e Lindjes së Mesme do të rrisë edhe më tej çmimin e karburanteve.

“Një okupim i gjatë duket si skenari që po e shtyn të ardhmen e naftës Brent mbi 100 dollarë amerikanë për fuçi, sepse rrit rrezikun që konflikti Izrael-Hamas të zgjerohet dhe potencialisht të tërheqë drejtpërdrejt Iranin,” tha për Reuters analisti i Commonwealth Bank of Australia, Vivek Dhar.

Që prej nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimi i arrit të zi të papërpunuar në tregjet botërore është rritur me afro 10 Dollarë për fuçi. Gjithsesi, bëhet fjalë për kontratat e shitjes të lidhura për muajin Nëntor.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share