Papa Françesku, vizitë historike në Mongoli

Thirrje Kinës dhe dhënie fund të luftës në Ukrainë

Papa Françesku zhvilloi një vizitë historike në Mongoli, hera e parë për një drejtues botëror të Kishës Katolike në një vend me 3.2 milionë banorë, nga të cilët jo më shumë se 2 mijë janë katolikë. Vizitën e tij, megjithatë ati i shenjtë e shfrytëzoi për t’u përcjellë mesazhe fqinjëve të mëdhenj të këtij

“Në këtë tokë të shkatërruar nga konflikte të panumërta, duhet të rivendoset paqja, duke respektuar ligjet ndërkombëtare. Sipas fjalëve të urta, ‘retë kalojnë, por qielli mbetet’. Le të shpërndahen retë e errëta të luftës, të fshirë nga dëshira e fortë për një vëllazëri universale.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Thirrje të posaçme bëri për dhënien fund të luftës në Ukrainë, por i dërgoi edhe Kinës një mesazh të që e sheh Kishën Katolike si një kërcënim.

“Qeveritë dhe institucionet laike nuk kanë asgjë për t’u frikësuar nga puna e ungjillizimit të Kishës, sepse ajo nuk ka axhendë politike për të çuar përpara, por ka për qëllim të promovojë të mirën dhe paqen.”

Mongolia  ka krijuar edhe një rrjet të tërë marrëdhëniesh të reja diplomatike, duke u impenjuar aktivisht në gjirin e Kombeve të Bashkuara. Françesku përmendi faktin se vendi ka zgjedhur të mos ketë armë bërthamore, të zbatojë një politikë të jashtme paqësore, duke u impenjuar për paqen botërore, si edhe ta heqë dënimin me vdekje nga sistemi gjyqësor.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share