Kriza e emigracionit në Itali, një krizë e kombeve europiane

Tre vjet më parë, kur misioni detar i BE-së “Sophia” u mbyll ku u shpëtuan 45,000 emigrantë në Mesdheun qendror, liderja e opozitës italiane Giorgia Meloni ishte e gëzuar. Tani si kryeministre kërkon ta rikthejë.

Por këtë herë, ajo po bën thirrje që anijet e Bashkimit Evropian të fokusohen në bllokimin e nisjeve të emigrantëve nga Afrika e Veriut në vend që të shpëtojnë jetë në det, diçka që ekspertët e migracionit dhe ligjit ndërkombëtar thonë se është e pamundur.

Ndryshimi i drejtimit të Melonit vjen pasi pa premtimet elektorale të qeverisë së saj të krahut të djathtë për të ndaluar mbërritjet në det nga Afrika e Veriut të dëmtuara nga zbarkimet në ishullin Lampedusa. Mbi 10,000 emigrantë arritën në ishullin italian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Emigrantja nga Kameruni Claudine Nsoe është 29-vjeçare dhe kohët e fundit mbërriti në kampin e emigrantëve në Lampedusa të Italisë. Kushtet për Nsoe dhe djalin e saj 18-muajsh Prince, që të dy mbërritën në 12 shtator janë të tmerrshme.

Nsoe thotë se ajo thjesht dëshiron të largohet tani pasi ka kaluar tashmë një javë në Detin Mesdhe duke i hipur në një varkë nga Libia.

Claudine Nsoe: Për momentin shpresoj që situata të përmirësohet dhe të na lënë të largohemi nga këtu sepse kushtet e jetesës këtu nuk janë të lehta. Ne flemë në qiell të hapur, në diell dhe në të ftohtë.

Italia po përpiqet t’i përgjigjet rritjes së mprehtë të emigrantëve që vijnë me varka nga Afrika e Veriut, kryesisht në ishullin e vogël. Por qendra e pritjes e Lampedusa-s pa pothuajse 7,000 emigrantë në fillim të kësaj jave, shumë më tepër se një kapacitet zyrtar prej rreth 400. Vetë ishulli ka një popullsi më shumë se 6,000.

Naby Bangoura vjen nga Guinea dhe tani është një nga emigrantët e shumtë që ndodhet në qendrën e pritjes në ishullin e vogël sicilian të Lampedusa.

Për Reuters ai shprehet se si kishte kaluar Mesdheun, një udhëtim dy-ditor që ai e përshkroi si të vështirë në një varkë me më shumë se 30 emigrantë të tjerë.

Naby Bangoura: Unë nisa udhëtimin nga Tunizia dhe mbërrita në Itali, në Lampedusa ishte shumë i vështirë, na pritën mirë, na dhanë ushqim, kishte njerëz që erdhën për të bërë foto. Mendoj të shkoj në Francë. Dua të shkoj në Francë dhe të përmbush ëndrrat e mia. Do të ndihmoj familjen time, nuk do t’i lë në errësirë. Futbolli është pasioni im, prandaj erdha në Europë.

Autoritetet po organizojnë disa transferime në Siçili për të lehtësuar situatën, por asnjë emigrant shprehet se nuk ka marrë asnjë informacion se kur mund të jetë në gjendje të shkojë dhe ku do të shkojë. Ardhjet po thyejnë premtimin e qeverisë së djathtë të kryeministrit Giorgia Meloni, e cila u zotua të kontrollojë imigracionin. Pothuajse 126,000 ardhje janë regjistruar deri më tani këtë vit, pothuajse dyfishi i shifrës për vitin 2022.

Qeveria ka kufizuar aktivitetet e varkave të shpëtimit të bamirësisë, duke bllokuar anijet e tyre, duke i ndaluar ata të kryejnë shpëtime dhe duke i bërë të udhëtojnë në distanca më të gjata për të zbarkuar emigrantët.

Çështja e emigracionit u adresua nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë kësaj jave edhe tek liderët në Asamblesë së Përgjithshme e OKB-së, teksa kërkoi goditjen e trafikantëve të qenieve njerëzore.

Mes të tjerash ajo kërkoi nga OKB që të refuzojë çdo qasje hipokrite ndaj emigracionit.

Giorgia Meloni: Pasojat e konfliktit në Ukrainë është një efekt domino, por kryesisht prek kombet e jugut global. Është një luftë e zhvilluar jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër kombeve më të varfra. Vëmendja e Italisë është veçanërisht e përqendruar në Afrikë, ku kombet tashmë të rrethuar nga periudha të gjata thatësire dhe nga efektet e ndryshimeve klimatike tani po përballen me një situatë të ndërlikuar nga pasiguria ushqimore, duke i bërë ata më të prekshëm ndaj paqëndrueshmërisë dhe pre më të lehtë për terrorizmin dhe fundamentalizmin.

Liderja e ekstremit të djathtë kërkoi sërish ndihmë ndërkombëtare për krizën e migracionit në Itali dhe ritheksoi se nuk do të lejojë që vendi i saj të bëhet “kampi i refugjatëve të Evropës”.

Giorgia Meloni: Rrjetet kriminale po depërtojnë, duke përfituar nga dëshpërimi për të futur me lehtësi miliarda në xhep. Ata janë trafikantët e qenieve njerëzore që organizojnë tregtinë e emigracionit të paligjshëm masiv. Ata i bëjnë të paguajnë mijëra dollarë për udhëtime në Evropë që i shesin me broshura, sikur të ishin agjenci udhëtimi. Shpesh, ato udhëtime mund të çojnë në vdekje, duke krijuar varre masive në Detin Mesdhe.

Kritikët thonë se ideja e saj për rishpërndarjen e anijeve është kundër ligjit dhe e pamundur.

“Përpjekja për të vendosur një bllokadë detare do të ishte një akt i paligjshëm, i paimagjinueshëm lufte … që do të kishte efekte shkatërruese,” shprehet Ferruçio Pastore, kreu i Forumit Ndërkombëtar dhe Evropian për Kërkimin mbi Emigracionin.

Zmbrapsja e varkave do të shkelte rregullat ndërkombëtare të azilit dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe do të ishte e rrezikshme. Solidariteti evropian që do të thotë ‘le të ndajmë barrën’ nuk do të funksionojë të paktën deri në zgjedhjet evropiane të majit dhe nuk do të funksionojë as më pas. Shenjat e kësaj janë shfaqur javët e fundit, me Francën dhe Austrinë që kanë rritur kontrollet kufitare për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Italia.

Roma po vazhdon të shkelë marrëveshjen e Dublinit që rrjedh nga vitet 1990 që synon të sigurojë që azilkërkuesit të mos largohen nga vendi i BE-së në të cilin mbërrijnë fillimisht. Në Lampedusa, Von der Leyen nuk miratoi planin e bllokadës detare të Melonit, duke thënë vetëm se ajo mbështet “eksplorimin e opsioneve për të zgjeruar misionet ekzistuese detare në Mesdhe.

Ajo prezantoi një ” plan veprimi me 10 pika ” që konsistonte kryesisht në një ofertë më shumë ndihme për Italinë dhe një premtim për të përshpejtuar një marrëveshje BE-Tunizi që synon frenimin e migracionit, i cili ende nuk është funksional.

Ursula Von Der Leyen: Emigracioni i paligjshëm është një sfidë evropiane që kërkon një përgjigje evropiane. Plani prej 10 pikash përfshin një mision të ri të BE-së në Mesdhe, riatdhesime më të shpejta të njerëzve, kërkesat për azil të të cilëve janë refuzuar dhe korridore humanitare për mbërritjet e ligjshme. Ne do të vendosim se kush do të arrijë në Evropë dhe jo trafikantët.

Shtetet e tjera të BE-së nuk e kanë komentuar publikisht idenë e një bllokade detare, për të cilën Italia thotë se do të duhej edhe pëlqimi i shteteve të Afrikës së Veriut. Por Gjermania është kundër saj, sipas burimeve diplomatike në Bruksel.

Kabineti i Melonit miratoi masa për të ndërtuar më shumë qendra ndalimi për emigrantët pa të drejtë ligjore për të qëndruar në Itali dhe zgjatjen e kohës maksimale që ata mund të mbahen në pritje të riatdhesimit në 18 muaj, nga tre muaj.

Riatdhesimet janë të vështira, të shtrenjta dhe shpesh është e vështirë për autoritetet që të identifikojnë vendet e origjinës së azilkërkuesve dhe t’i bindin ato shtete që t’i marrin përsëri.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share